back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeBabë e bir kanosin kryetarin e komunës

Babë e bir kanosin kryetarin e komunës

Të ngjajshme

Corinthians, Depay e ka me drejtuesit e klubit: Duan largimin tim…

Raportet mes Memphis Depay dhe Corinthians kanë shënuar shumë...

Fshati Peqan i Suharekës që 20 orë pa rrymë

Me rënien e temperaturave, energjia elektrike është mëse e...
- Advertisement -

Kryetari i Komunës së Kllokotit Bozhidar Dejanoviq të hënën është kanosur verbalisht nga dy persona nga fshati Grncar I Kllokotit, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikatë.

Personat që kanë kanosur Dejanoviqin janë S.J dhe Z.J, babë e bir, ndërsa arsyeja e kanosjes dyshohet të jetë largimi i S.J nga marrja e asistencës sociale përmes Komunës së Kllokotit.

“Bazuar në informacionet e siguruara, arsyeja për sulmin verbal dhe kërcënimet ndaj kryetarit të Komunës dyshohet se kanë ndodhur pasi i dyshuari S. J. është larguar nga lista e marrjes së asistencës sociale përmes Komunës së Kllokotit. Gjatë trajtimit të rastit nga njësitet policore është dyshuar se njëri nga personat e përfshirë në këtë rast (S. J.) dyshohet se ka qenë nën ndikim të alkoolit”, thuhet në komunikatë.

Të gjitha veprimet policore lidhur me rastin janë ndërmarrë konform autorizimeve ligjore dhe në konsultim me prokurorin kompetent është iniciuar rasti ‘kanosje’, me vendim të të cilit rasti është proceduar në procedurë të rregullt./GazetaExpress

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz