Finalja e Copa Libertadores, përfundimisht, do të zhvillohet në ”Santiago Bernabeu”.
E diela do të jetë dita nikoqire e ndeshjes mes Boca Juniors dhe River Plates në kuadër të ndeshjes së kthimit.
Dhe tashmë, futbollistët e Boca Juniors janë nisur drejt kryeqytetit spanjoll, madrid, transmeton IndeksOnline.

Tifozët e Bocas ua kanë dhënë një ”lamtumirë” mahnitëse para se lojtarët të niseshin për në Madrid.
Kujtojmë se ndeshja e parë finale mes River dhe Bocas përfundoi me rezultat të barabartë, 2-2.
Fituesi i kësaj finale merr pjesë në Kupën e Botës për klube, ku bën pjesë edhe Real Madridi./IndeksOnline



