back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaShqiptareMësohet emri i futbollistit shqiptar që u vra mbrëmë në Greqi

Mësohet emri i futbollistit shqiptar që u vra mbrëmë në Greqi

Të ngjajshme

Hapet vrimë e madhe në një kanal në Britani, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Në Shropshire është shpallur gjendje e jashtëzakonshme pasi një...

Mbingarkesë në rrjet gjatë orëve të pikut, KEDS bën thirrje për përdorim racional

Korporata Energjetike e Distribuimit (KEDS) ka njoftuar se sistemi...

Deputetët turq përleshen gjatë debatit për buxhetin

Ligjvënësit turq shkëmbyen grushte gjatë një debati të nxehtë...

Urimi romantik i çiftit të njohur futbollistik, “Lira” dhe Enisi

Çifti i njohur futbollistik, Fatmire “Lira” Alushi dhe Enis Alushi, kanë prekur...
- Advertisement -

Mediat greke kanë zbuluar identitetin e të riut shqiptar që u qëllua për vdekje me armë zjarri mbrëmë në Greqi. Ai është Marios Isa, nga Leskoviku.

- Advertisement -

Babai i Marios është punëtor në ndërtim, ndërsa e ëma punon në piceri.

18 vjeçari shqiptar është qëlluar me dy plumba bën me dije policia helene. I riu, emri i të cilit nuk bëhet ende me dije, ishte lojtar i një ekipi futbolli grek

“Kavala News” shkruan se viktima mori një goditje të vetme në shpinë, që i shkaktoi vdekjen e menjëherëshme, ndërkohë që bëhet me dije se qitësi ishte profesionist.

I riu shqiptar ishte rritur në Kavala, ku kishte ndjekur gjimnazin dhe më pas kishte nisur të lartën. Prindërit e tij shkuan menjëherë në Departamentin e Policisë në Kavala për të dëshmuar.

Sipas informacioneve të mediave greke, shqiptari aktivizohej me ekipin e futbollit të Heracles në Kavala.

Në polici është shoqëuar një person që ishte pranë asaj që ndodhi për të dëshmuar më shumë rreth ngjarjes. Nuk përjashtohet ideja e larjeve të hesapeve për drogën.

Afër ngjarjes, në një bllok ndërtesash private, policia arriti të gjejë armën e përdorur për vrasje. Viktima kishte një sasi të madhe parash me vete në momentin që është qëlluar dhe dyshohet se paratë që kishte në dorë ishin për ndonjë shkëmbim.

Banorët rreth e rrotull raportuan të kenë dëgjuar një zhurmë të madhe përpara gjetjes së të vdekurit./BalkanWeb/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz