back to top
Wednesday, December 24, 2025
BallinaLajmeHaradinaj takohet me Veton Surroin dhe Luan Shllakun

Haradinaj takohet me Veton Surroin dhe Luan Shllakun

Të ngjajshme

- Advertisement -

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim, publicistin Veton Surroi si dhe drejtorin ekzekutiv të Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur, Luan Shllaku.

- Advertisement -

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj me Surroin e Shllakun, kanë biseduar për procesin e dialogut Kosovë – Serbi si dhe nevojën për unifikimin e të gjithë spektrit politik dhe të shoqërisë civile, në këtë fazë të zhvillimeve shumë të rëndësishme për vendin.

Kryeministri Haradinaj,  theksoi se faktori politik duhet të ndërtojë konsensusin e brendshëm që të ndërtohet një platformë  e cila e definon pozicionin e qartë të Kosovës.

Kryeministri Haradinaj ka folur edhe për taksën ndaj Serbisë, duke thënë se vendimi ishte përgjigje e politikës agresive dhe jo të drejt ndaj shtetit të Kosovës dhe si e tillë do të mbetet në fuqi deri në njohjen e Kosovës nga Serbia.

Kryeministri Haradinaj, e ka mirëpritur iniciativën e dy njohësve të rrethanave politike në vend dhe rajon, për të mbështetur procesin e dialogut final, si interes strategjik i Kosovës, për të cilin është e domosdoshme gjithëpërfshirja.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz