BallinaSportRrahen dy zyrtarë në Prizren, njëri përfundon në Emergjencë

Rrahen dy zyrtarë në Prizren, njëri përfundon në Emergjencë

Të ngjajshme

Presidenti i Finlandës telefonatë me Trump: Po formohet një NATO më evropiane

Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, deklaroi se “po formohet...

Ky është i riu 18 vjeçar që humbi jetën nga një aksident tragjik në Austri

Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e djeshme në...

Klubi i njohur gjerman shkruan për Franco Fodën dhe arritjet e tij me Kosovën

Klubi gjerman Bayer Leverkusen i ka kushtuar një shkrim...

Ymeri: Me nënshkrimet e opozitës, ZRRE thirret në raportim të premten në Kuvend

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka...

Dy zyrtarë të kompanisë Hidroregjioni-Jugor në Prizren sot gjatë ditës janë përfshirë në një rrahje brenda institucionit.

Menaxheri i Departamentit Teknik, Lulzim Paçarrizi dhe kryesuesi i Zyrës se Prokurimit Publik, Xhihanemert Kaçamaku janë përfshirë në një rrahje.

Sipas Policisë se Kosovës, rrahja ka qenë për një konflikt të rastit dhe se të dy zyrtarët nuk kanë pasur problem te mëhershme në punë.

“Mund të konfirmoj se dy zyrtarët janë në cilësinë e të dyshuarve. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit kujdestar të dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregull”, ka thënë zëdhënësi i Policisë se Kosovës në rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Kaqamaku i kontaktuar nga gazeta ka thënë se ai është viktimë dhe se nuk e di arsyen se pse është goditur nga kolegu i tij.

“Unë i kam kërkuar disa raporte, planifikime buxhetore për vitin 2018 dhe vitin 2019….pastaj kam shkuar në zyrë tek një zyrtar duke dalë në korridor me ka goditur”, ka thënë ai. Sipas tij pas këtij sulmi ka kërkuar ndihmë në Emergjencë.

Përkundër deklarimeve të Kaçamakut, Policia e Kosovës në koordinim me prokurorin kujdestar i cilëson të dy zyrtarët si të dyshuar e jo njërin të dyshuar e tjetrin viktimë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz