BallinaLajmeHaradinaj i vendosur: Taksa hiqet kur Serbia e njeh pavarësinë e Kosovës

Haradinaj i vendosur: Taksa hiqet kur Serbia e njeh pavarësinë e Kosovës

Të ngjajshme

Kurti emëron Agon Dobrunën si zëvendësministër në Ministrinë e Hotit

Me vendim të kryeministrit Albin Kurti, Agon Dobruna është...

“The High Life: The Musical” – një panto e çmendur dhe plot gëzim

Alan Cumming dhe Forbes Masson rikthejnë sitcom-in kult të...

Albian Hajdari pati 16 qepje në kokë pas lëndimit kundër Turqisë

Albian Hajdari mund të rikthehet në përballjen e Hoffenheimit...

Ronaldo rikthehet me gol nga lëndimi (VIDEO)

Cristiano Ronaldo ka kaluar lëndimin, dhe ka shënuar gol...

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbajtur një konferencë për shtyp pas takimit me komisionerin Europian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, duke folur kështu për zhvillimet e fundit në vend.

Kryeministri Haradinaj është shprehur i bindur se vendimi për taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe do të hiqet vetëm kur Serbia njeh pavarësinë e Kosovës, njofton gazetametro.net.

“Ne do të respektojmë vendimin e marrë, siç e dini ky vendim, pra taksa mund të anulohet vetëm në rastin kur Serbia njeh pavarësinë e Kosovës, pra ky është qëndrimi i Qeverisë së Kosovës”, tha Haradinaj, njofton gazetametro.net.

Po ashtu kryeministri ka zbuluar se Hahn i ka kërkuar që Kosova të ketë një zgjidhje në lidhje me këtë, por ai i ka thënë Hahn se kjo taksë nuk do të hiqet deri sa Serbia ta njeh Kosovën si shtet.

“Hahn kërkonte një zgjidhje për situatën e krijuar në lidhje me taksën, i tregova se zgjidhja ekziston dhe ajo është gjithpërfshirëse ku parashihet njohja e pavarësisë së Kosovës”, tha Haradinaj./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz