back to top
Friday, December 26, 2025
BallinaLajmeHaradinaj: Për furnizim të rregullt me energji elektrike

Haradinaj: Për furnizim të rregullt me energji elektrike

Të ngjajshme

Në prag të vitit 2026: Disa vendbanime në Drenas pa rrymë për më shumë se 24 orë

Pas ankesave të shumta nga qytetarët, Kryetari i Komunës...

50-shi i LDK-së: Mobilizim e përkrahje gjithandej Republikës

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Fadil Aliu...

Shifrat alarmante: Mbi 90 mjekë dhe 192 infermierë lëshuan Kosovën vetëm në 2025

Edhe në vitin 2025 ka vazhduar ikja e profesionistëve...

Rusia sulmon veriun e Ukrainës, një i vdekur dhe 10 të plagosur

Një grua 80-vjeçare ka humbur jetën sot në Çernihiv,...

Familja e Thaçit ngushëllon Familjen Mustafa për vdekjen e babait të Salih Mustafës

Familja e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili së bashku...
- Advertisement -

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, bashkë me ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka dhe zëvendësministrin e Financave, Fatmir Gashi, kanë zhvilluar një takim pune me përfaqësuesit e KEK-ut, ZRRE-së, KEDS-it dhe KOSTT, me të cilët ka diskutuar për situatën e energjetike në vend dhe zhvillimet e ditëve të fundit.

- Advertisement -

Kryeministri ka shprehur shqetësimin për situatën energjetike të ditëve të fundit dhe ka kërkuar një mobilizim maksimal të të gjithë akterëve përgjegjës për stabilitet të furnizimit me energji elektrike të amvisërive dhe bizneseve në Kosovë.

“Qeveria e Kosovës ka qenë e përkushtuar dhe e angazhuar që të krijojë ambientin dhe kushtet e përshtatshme për prodhimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë, që në fillim duke e zgjidhur problemin e shpronësimeve dhe tani me plotë përgjegjësi dhe kompetencë kërkon që edhe akterët tjerë të përmbushin obligimet e tyre dhe për Kosovën të mos jetë më problem furnizimi me energji elektrike”, ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj ka kërkuar nga përfaqësuesit e institucioneve përkatëse që të krijohet një mekanizëm për t’iu qasur këtij problemi që të mos ketë më raste të ndërprerjeve me orë të tëra.

Në veçanti është theksuar se sezoni i dimrit i rritë kërkesat dhe kërkon një angazhim maksimal për të siguruar furnizim të rregullt dhe të mjaftueshëm për të gjithë me energji elektrike.

Në këtë takim u sigurua që me rikthimin në funksion të Bllokut B1 nga 15 Dhjetori i këtij viti, do të ketë stabilizim të furnizimit me energji elektrike.

Kryeministri Haradinaj ka kërkuar nga përfaqësuesit e institucioneve që të bashkëpunojnë ndërmjet vete, të komunikojnë dhe bashkëveprojnë për të mirën e qytetarëve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz