back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaSportKapiteni Mavraj komenton grupin e Shqipërisë dhe të Kosovës

Kapiteni Mavraj komenton grupin e Shqipërisë dhe të Kosovës

Të ngjajshme

Banorët vënë në pikëpyetje orientimin seksual të Londrimit dhe Klodit

Një diskutim interesant gjatë mbrëmjes së kaluar e kanë...

Amorimi e jep lajmin e keq, Bruno mund të mungojë disa ndeshje shkaku i lëndimit

Bruno Fernandes pritet të mungojë në disa ndeshje për...

Raphinha pyetet për Topin e Artë, ja si përgjigjet ai

Viti 2025 padyshim ka qenë një vit i suksesshëm...

Hoxhaj: PDK mund t’ia sjellë Kosovës dhjetë njohje të reja në vit

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se...
- Advertisement -

Në një lidhje telefonike për Supersport nga Greqia, kapiteni i kuqezinjve, Mërgim Mavraj, foli për shortin e eliminatoreve EURO 2020 që u hodh sot.

Qendërmbrojtësi komentoi grupin e Shqipërisë, teksa dha mendimin e tij edhe për grupin e Kosovës.

Sa shanse ka Shqipëria në këtë grup?

Për mundësi dhe shanse është e vështirë të flasim tani. Kemi pasur ndeshje të mira me Francën dhe Turqinë. Me këtë grup, e dimë që Islanda ka ecur shumë përpara, është e fortë. Islandën dhe Turqinë i kemi kundërshtarë kryesorë. Nëse ia dalim në këto ndeshje, kemi shumë mundësi.

Nga Turqia dhe Islanda, kë shikon skuadër më të vështirë?

Islanda është më e vështirë për të luajtur, se është një ekip që kurrë nuk e anashkalon kundërshtarin. E përgatit ndeshjen në mënyrë maksimale, dhe luftojnë në çdo ndeshje. Është më e vështirë kundër tyre, dhe kanë fituar shumë vetëbesim. Kurse Turqia është ende në ndërtim, kanë ndërruar trajnerin. Islanda është pak më e fortë se Turqia, por të dyja janë të vështira.

Grupi i Kosovës, derbi me Bullgarinë dhe Malin e Zi…

Është e vështirë të flasësh për skuadra të tjera që nuk e njoh mirë, por me Malin e Zi dhe Anglinë, për kosovarët do jetë një ndeshje e jashtëzakonshme. Me këtë formë që kanë momentalisht, mendoj se mund të arrijnë ndonjë rezultat pozitiv.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz