BallinaSportLuan Krasniqi vjen me reagim për meçin Fury – Wilder

Luan Krasniqi vjen me reagim për meçin Fury – Wilder

Të ngjajshme

Bosnja dyshon për një “spiun” italian në stërvitjen e tyre

Pak para finales së play-offit ndaj Italisë, te Bosnja...

Haxhiu: Murat Jashari, i vetmi kandidat për president me konsensus

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kritikuar...

Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se po kundërshtojnë sulmet me raketa

Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe thotë...

Marrëveshja e suksesit, si ecën bashkë drejt historisë FFK dhe Ujë Mokne

Dy vite më parë Federata e Futbollit të Kosovës...

Ish-kampioni evropian në kategorinë e rëndë, shqiptari Luan Krasniqi, ka thënë se mezi e pret meçin e shumëpritur mes Tyason Fury dhe Deontay Wilder, edhe pse mendon se skenat teatrale që dy boksierët i kanë bërë në ditët para këtij meçi janë të dëmshme për boksin.

Boksieri nga Juniku, tashmë i pensionuar, Luan Krasniqi ka thënë se e intrigon fakti ta shohë nëse Fury, i cili ka mbi dy vite që nuk është aktiv në boks, e ka rikthyer formën para duelit, shkruan Gazeta Express.

Fury dhe Wilder do të ndeshen në Los Angeles për titullin e kategorisë së rëndë WBC. Të dy, britaniku Fury dhe amerikani Wilder janë të pamposhtur në karrierën e tyre profesionale.

Meçi i së dielës në mëngjes, sipas kohës sonë lokale, do të përcaktojë shumë gjëra. Rimeç mes tyre, nëse Fury fiton, apo një meç i shumëkërkuar mes Wilder dhe Anthony Joshuas, nëse Wilder e mund britanikun.

E Krasniqi mezi e pret këtë meç edhe pse s’i pëlqen ajo çfarë ka ndodhur para zhvillimit të tij.

“Mezi e pres meçin mes Deontay Wilder dhe Tyson Fury. Jam veçanërisht i ngazëllyer ta shoh nëse Fury do ta rikthejë formën. Megjithatë, më duket e pabesueshëm e gjithë kjo dramë nga dyshja. Mendoj se kjo e dëmton boksin”, ka shkruar Krasniqi në rrjetet sociale. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz