back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaRegjionaleSimbolet e lavdisë po shkatërrohen në Prekaz

Simbolet e lavdisë po shkatërrohen në Prekaz

Të ngjajshme

Andrew Tate humbet meçin e tij debutues në boks

Ylli i rrjeteve sociale, Andrew Tate ka bërë debutimin...

Humbi ndjenjat në vendin e punës, vdes një person në Gjilan

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjilan, ku viktima,...

Hetohet vdekja e një personi në Leposaviq

Policia e Kosovës ka raportuar se një person është...

Baraliu: Nuk shoh që do të ketë rritje të votuesve të diasporës

Bleron Baraliu në një lidhje direkte me emisionin “Adresa”...
- Advertisement -

Portreti i Adem Jasharit po largohet një ditë para festes së 28 Nëntorit që është edhe ditëlindja e tij.

Mozaiku që shfaqte figurën e komandantit legjendar përmes plumbave, është dëmtuar pak muaj pasi u vendos këtu.

Hiç më mirë nuk është as busti i komandantit legjendar Adem Jashari, i vendosur afër kullave që po shkatërrohen dita ditës.

Sidoqoftë, vizitat në këtë vend historik nuk janë ndalur kurrë.

Kështu ndodhi edhe të martën, kur Prekazin e vizituan edhe qytetarë nga Kosova dhe Shqipëria.

Vizitat në këtë vend shtohen sidomos gjatë festive kombëtare.

Në ditën kur shënohet festa e 28 nëntorit, ditëlindja e komandantit legjendar, por edhe dalja në skenë për herë të parë të UCK-së, qyteti i Skenderajt është veshur me ngjyrat e flamurit kombëtar.

Kryetari i këtij qyteti thotë se festat e nëntorit çdo herë janë momente krenarie.

Djali i heroit Hamëz Jashari thotë se kompleksi memorial Adem Jashari është një vend historik.

Bekim Jashari thotë se do ta kujtojë komandantin legjendar si një njëri të thjeshtë.

Të mërkurën shënohet ditëlindja e 63-të e komandantit Adem Jashari, i cili para 19 vite së bashku me shumë anëtar të kësaj familje ranë dëshmorë në Prekaz.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz