BallinaLajmePal Lekaj: Zotëri ish – kryeministër, me kënd je?” Mustafa jep përgjigje...

Pal Lekaj: Zotëri ish – kryeministër, me kënd je?” Mustafa jep përgjigje epike

Të ngjajshme

Shemben dy ndërtesa në Stamboll, dyshohet për shpërthim gazi

Dy ndërtesa janë shembur në lagjen Fatih të Stambollit,...

Drita shënon në fund të pjesës së parë ndaj Gjilanit

Ka përfunduar pjesa e parë në derbin e Anamoravës. Është...

Zjarri përfshin goma dhe mbeturina pranë banesave në Hajvali

Zjarri ka përfshirë goma dhe mbeturina pranë banesave në...

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, i ka reaguar ministrit Pal Lekaj me një status në Facebook, pasi ky i fundit ka apostrofuar ish kryeministrin si kundërshtues të rritjes së taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe.

Lekaj ka thënë se qëndrimi i Isa Mustafës rreth vendimit të Qeverisë për taksën 100% ndaj produkteve që vijnë nga Serbia nuk e tregon përcaktimin LDK-së se a është pro apo kundër këtij vendimi.

“Zotëri ish – kryeministër, me kënd je?”, e kishte pyetur Lekaj, Mustafën.

Ndërkaq ish kryeministri si kundër përgjigje ka thënë se pyetjet e Lekajt janë sikur vezët kur i gjuante në parlament.

“Pali, sot Ministër i Infrastrukturës, akoma po i duket vetja se është duke gjuajtur me vezë në sallën e Parlamentit. Kur bëhesh ministër, se ke gjuajtur me vezë, edhe pyetjet që i shtron i ke si vezët. Problemi nuk qëndron se çfarë mendoj unë për vendimin e qeverisë tënde, por çfarë mendon ti për atë vendim” shkruan Mustafa në Facebook.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz