back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeZemra e një nëne kërkon ndihmë: Është drita e syve, pa ju...

Zemra e një nëne kërkon ndihmë: Është drita e syve, pa ju ai nuk jeton! (Video)

Të ngjajshme

“Po ma ngjesin”, Benita qanë me dënesë – Klodi i qëndron afër

Klodi i ka qëndruar afër Benitës, e cila ka...

Ajër i ndotur në Prishtinë, i 13-ti më i dobëti në botë

Mbi kryeqytet po mbizotëron ajër i ndotur. IndeksOnline raporton se...

Moti për të dielën

Të dielen parashihet mot i vranët dhe me intervale...

Surprizë në shtëpinë kapsulë: i eliminuari i mbrëmshëm Toney shfaqet sërish

Toney është shfaqur në shtëpinë kapsulë, në oborrin e...
- Advertisement -

Kjo është Afërdita Baculi. Prej tre muajsh endet korridoreve të spitalit. Lotët I janë tharë, shpesh herë është edhe e pavetëdijshme, nuk reziston dot më, herë herë harron edhe se ku ndodhet, kjo për shkak se djali i saj i vetëm, Musai, po lufton me jetën.
Fati 15 vjeçarit, Musa Baculi, do të merrte tjetër rrjedhë më 19 gusht 2018, kur bashkë me dy shokë të tij, shkon në Zallin e Bardhë në Shirokë për tu larë, por që nuk mundi të dalë dot nga uji.
“Në atë moment nuk e di çfarë kam bëre prej hallit, nuk më kujtohet, kam qenë shum keq”
Prej 3 muajsh djali ndodhet në gjendje të rëndë në Reanimacion në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Afërdita nuk ka çfarë të bëjë asgjë, ajo rri e pret, pret që ai të bëhet më mirë. “Rri e shikoj tek dera, dua që ai të çohet sa më shpejt, por Zoti e di lartë. Do jepja jetën për të, të gjitha organet e trupi do i jepja. Çmë duhet jeta pa të?”
Mjekët këtu nuk kanë çfarë të bëjnë më asgjë, e vetmja mundësi dhe shpresë për adoleshentin është dërgimi i tij në Xhenova të Italisë. “Kemi shpresë ta dërgojmë në Itali, na kanë dhënë mjekët shpresë”.

Por kurimi I 15 vjeçarit jashtë vendit, është tepër i kushtueshëm, shkon rreth 50 mijë euro. Afërdita është krejt e vetme, nuk ka askënd tjetër, ndaj edhe kërkon ndihmën e shqiptarëve. Duke kërkuar ndihmë ajo tregon edhe historinë e saj të dhimbshme. “
Jam e ndare nga burri prej 7 vjetësh. Ju lutem ta shpëtojmë djalin ta çojmë në Xhenova. Djali është jeta ime” shprehet ajo por lotët mezi e lënë të flasi. Zemra e nënës digjet për djalin e saj, shpirti i dhemb e I nga frika se një ditë mund ta humbasë. A do të munden vallë shqiptarët t’ia rikthejnë Afërditës, Musain?

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz