BallinaLajmeNënshkruhet marrëveshja për eksport nga Kosova pa taksë në këto shtete

Nënshkruhet marrëveshja për eksport nga Kosova pa taksë në këto shtete

Të ngjajshme

Raketat godasin Libanin verior, raportojnë mediat lokale

Një fshat në veri të Libanit është shënjestruar nga...

​Kuvendi i KOK-ut: Krasniqi numëron sukseset sportive të vitit 2025

Në Ditën e Kuvendit të Komitetit Olimpik të Kosovës,...

Kurti priti në takim komisionerin e Lartë të OSBE-së, ja çka u bisedua

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot...

Real Madrid bëri një gabim në diagnozën për lëndimin e Kylian Mbappes

Si rrallë herë, Real Madrid ka bërë një gabim...

Dua Lipa – esktravagante në festën e Bvlgarit

Dua Lipa është shfaqur tejet ekstravagante në paraqitjen e...

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë,  Endrit Shala ka bërë të ditur se sot ka nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit me vendet e EFTA-s.

Sipas ministrit Shala, kjo marrëveshje nënkupton që të gjitha produktet që prodhohen në Kosovë mund të eksportohen në Zvicër, Norvegji, Islandë  dhe në vendet tjera të lartpërmendura, pa asnjë taksë.

“Sot kisha kënaqësinë, që të zhvilloj takime me Ministrin për Ekonomi, Edukim dhe kërkim të Federatës së Zvicrës z. Johann N. Schneider-Amman, me Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë së Norvegjisë z. Torbjørn Røe Isaksen, Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Islandës z. Gudlaugur thor Thordarson, dhe Ministren e Ministrisë së Punëve te Jashtme, Drejtësisë dhe Kulturës së Litenshtajnit znj. Aurelia Frick”, ka shkruar ministri në Facebook.

Sipas tij, ky është një moment i jashtëzakonshëm për shtetin e Kosovës, për ekonominë, pasi sipas tij, është një hap para, në rrugën e duhur deri ta arrijmë nënshkrimin e marrëveshjes së tregtisë së lirë me këto vende.

“Në vazhdën e punës tonë për ta promovuar prodhimin vendor dhe eksportin ne tashmë po hapim rrugë dhe po gjejmë partner dhe tregje të reja për produktet tona”, thuhet në njoftimin e ministrit Shala.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz