BallinaLajmeInspektorët e Obiliqit në aksion për të hequr mallin me etiketa “Kosovo...

Inspektorët e Obiliqit në aksion për të hequr mallin me etiketa “Kosovo Metohia”

Të ngjajshme

Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fushë Kosovë

Policia e Rajonit të Prishtinës ka arrestuar një person...

​Mblidhet Kryesia e PDK-së

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike të...

Mot i paqëndrueshëm: IHMK paralajmëron për erëra të fuqishme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me një njoftim...

“Krimi vazhdon”, mesazhi i fortë nga rivarrimi i Ajvaz Shehut

Në përvjetorin e njëzet e shtatë të masakrës në...

Drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit, Burim Ismaili, së bashku me inspektorët kanë dal në zbatimin e urdhëresës të Qeverisë së Kosovës, gjegjësisht Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Ata po kërkojnë nga operatorët ekonomikë që menjëherë të largojnë nga të gjitha produktet etiketën me përmbajtje “Kosovo dhe Metohi”, “Kosovo/a- UNMIK”, apo “Kosovo/a- rezoluta 1244”, a po çdo emërtim tjetër në kundërshtim me emërtimin zyrtar të Republikës së Kosovës.

“Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Obiliqit gjeti mirëkuptim nga operatorët ekonomikë dhe menjëherë filloi largimi i produkteve deri në përmirësimin e etiketës. Aksioni ishte i mirëpritur edhe nga qytetarët e Komunës së Obiliqit. Ky aksion i cili ka filluar nga data 19.11.2018, do të vazhdojë deri në largimin e tërësishëm të këtyre produkteve nga shitja dhe përmirësimi i tyre është i domosdoshëm”, thuhet në njoftimin për media të Komunës së Obiliqit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz