BallinaLajmeSerbët e veriut mobilizohen kundër vendimit për taksën, paralajmërojnë veprime për nesër

Serbët e veriut mobilizohen kundër vendimit për taksën, paralajmërojnë veprime për nesër

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Një protestë paqësore njëorëshe do të mbahet nesër në komunat serbe Mitrovicë e Veriut, Graçanicë dhe Shtërpcë për shkak të futjes së taksës për mallrat serbe, transmetojnë mediat serbe.

Vendimi është marrë pas takimit që serbët nga Kosova patën me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, një ditë pas vendimit të Prishtinës zyrtare për ngritjen e taksës doganore ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës nga 10 në 100 për qind.

Marko Gjuriq, drejtori i të ashtuquajturës Zyrë serbe për Kosovën, tha se Serbia do të punojë 24 orë me serbët në Kosovë për të zgjidhur çështjen.

Ai ka bërë të ditur se me serbët e Kosovës u dakorduan që ‘aksioni i parë, paqësor, njëorësh të organizohet nesër në Kosovë”.

Në një deklaratë për shtypin pas takimit, Gjuriq tha se Prishtina ka kryer një ‘masakër’ ekonomike kundër serbëve në Kosovë me qëllim ‘të dëbimit’ të tyre.

Ai tha se kjo po ndodh për të paktën tre arsye dhe se ka tre qëllime dhe e para është që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës. Qëllimi i dytë, sipas Gjuriq, është ‘të hidhet poshtë ekzistenca e popullit serb në Kosovë”. Ndërsa, qëllimi i tretë, sipas tij, është që serbët në Kosovë të fajësohen për diçka që nuk kanë faj.“Për këtë arsye, kërkesa jonë ndaj serbëve në Kosovë ishte që rezistenca jonë të jetë Gandiane, paqësore dhe jo e dhunshme”, tha Gjuriq, duke shtuar se serbët e Kosovës kanë mbështetjen e plotë të Serbisë në këtë drejtim.

Serbët kanë paralajmëruar edhe mundësinë e bllokimit të rrugëve dhe se protesta në Mitrovicën e Veriut do të mbahet në Qendrën e Shëndetësisë dhe Qendrën e studentëve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz