BallinaLajmeVuçiq: Po të ishte në punë Safet Gërxhaliu nuk do të vendosej...

Vuçiq: Po të ishte në punë Safet Gërxhaliu nuk do të vendosej kjo taksë

Të ngjajshme

Gjakovë: Zjarr në një banesë, ndërhyn policia dhe arreston të dyshuarin

Një shtëpi në Gjakovë është përfshirë nga zjarri në...

OVL e UÇK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka thirrur...

FSK-ja gati për dislokim në Gazë, pret institucionet për vendimin

Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë...

KEDS ndërpret energjinë sot në disa zona të Kosovës për punime

Kompania KEDS sot kryen sot punime të domosdoshme për...

Një grua në Vushtrri dërgoi në Emergjencë pa shenja jete foshnjën e saj

Policia e Kosovës informon se një grua në Vushtrri...

Presidenti i Serbisë, Alekander Vuçiq, në konferencën e organizuar për shtyp pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për taks prej 100 për qind për produktet serbe, ka thënë se një gjë e tillë nuk do të ndodhte po të mos shkarkohej Safet Gërxhaliu nga kreu i Odës Ekonomike të Republikës së Kosovës.

“Turp që e kanë larguar Safet Gërxhaliun nga Oda Ekonomike e Kosovës, ai e dinte se çfarë është tregtia dhe çfarë është ekonomia”, ka thënë Vuçiq në konferencë për shtyp.

Ai ndër të tjera ka thënë që një masë e tillë është vendim i pastër politik, i cili nuk ka të bëjë me mënyrën se si funksionin ekonomia.

Kryetari aktual i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, e ka mbështetur vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për taks ndaj produkteve serbe.

Ndërsa përgjatë kohës kur Gërxhaliu ishte në krye të OEK-ut, kishte organizuar një panair në Kosovë në të cilin kishin marrë pjesë dhjetëra kompani serbe./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz