BallinaLajmeNipi i Jakup Krasniqit reagon pas akuzave të Milaim Zekës

Nipi i Jakup Krasniqit reagon pas akuzave të Milaim Zekës

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Arian Krasniqi, këshilltar i ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, njëherësh djalë i vëllait të Jakup Krasniqit, ka reaguar ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, pas akuzave të këtij të fundit ndaj tij.

Zeka ka thënë sot se është i gatshëm të ofrojë në Prokurori të gjitha provat që ka për, siç pretendon ai, ‘hajnitë’ e Arian Krasniqit.

Sipas Zekës, Arian Krasniqi, në cilësinë e këshilltarit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, u kishte kërkuar nga 20 për qind të granteve që ndante kjo Ministri.

Arian Krasniqi, nëpërmjet një reagimi të publikuar në llogarinë e tij, në Facebook, ka mohuar akuzat.

“Une jam mire me ligjin, jam mire me nderin e krenarine, duke qene i tille, une i bej thirrje ketij banditi qe faktet e argumentet qe ai ka le t’i dergon atje ku e din rrugen me se miri, pra ne prokurori”, ka shkruar ai.

Shkrimi i plotë i Arian Krasniqit:

Reagim ndaj deputetit te Kuvendit te Kosoves, fenomenit Milam Zeka:

Pjella e macave dhe e kucave politik personifikon me emrin e vet fenomenin e krimit te mbjellur tash e sa vite ne vendin tone, meqe shkrimit tim ku ai i referohet nuk ka emra te pervetshem, por natyrisht duke e marrur parasysh dhe duke e kuptuar ate qe ndjehet i tille ne kete mes lakonjesh dhe banditesh.
Krejt krijimtaria publike e tij prej asaj gazetareske e deri te kjo tash politike ka vetem nje baze, ajo eshte hipokrizia e ndertuar mbi shantazhin, krimin, zhvatjen e spiunazhin e tij nga shume çarqe e segmente vendore e nderkombetare. Ai kete zanat ushtron prej filleve te tij si figure publike e deri tash kur po i vie fundi se qenuri i tille. Ne fakt, deshmia e tij prej shkaterrimtari fillon nga aty ku burim e frymezim prej cdo shqiptari e kemi familjen, e ai ketu ka filluar zanafillen e shkaterrimit duke vazhduar tash edhe ne jeten politike, natyrisht fatkeqesia merr permasa tash se pergjegjesia e tij kalon kufijte familjare, del ne ate shteteror e kombetar. Duke pasur parasysh keto dukuri ai mund te flet ckado tjeter, por per moral, dinjitet e kredibilitet kurre. Ai mund te perfaqesoj vetem shtresen e krimit, shantazhit e spiunazhit duke qene i rritur e misheruar mes tyre si askush tjeter ne vendin tone. Ai mund te flet ne veten e dyte atehere kur te lirohet nga veta e pare, pra problemi i tij eshte me te, e problemi jone eshte ai me te bemat e tij kriminale.
Une jam mire me ligjin, jam mire me nderin e krenarine, duke qene i tille, une i bej thirrje ketij banditi qe faktet e argumentet qe ai ka le t’i dergon atje ku e din rrugen me se miri, pra ne prokurori. Ose le te leh si i terbuar siç edhe e njohim te deshmuar si te tille. Ju do te mbeteni gjate ne kujtesen e shoqerise tone si llafazan e sharllatan duke tentuar se shituri i gjithedijshem me informata qe pjellin nga vetem imagjinata juaj e shfrenuar. Duke e mbyllur me pjellen si ti, e duke mos vazhduar te merrem me te lehurat e tua, te deshiroj vuajtje me te lehte prej se merituari.
Shnet!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz