back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaLajmeKështu ia ‘bën bajat’ Haradinaj gazetares serbe kur i shtron pyetje provokuese...

Kështu ia ‘bën bajat’ Haradinaj gazetares serbe kur i shtron pyetje provokuese (VIDEO)

Të ngjajshme

Publikohen foto të reja të kometës ndëryjore që i afrohet Tokës

Teleskopi Hapësinor Hubble dhe sonda Juice e Agjencisë Hapësinore...

Haaland, Manchester City përmbys Realin (VIDEO)

Manchester City ka përmbysur rezultatin ndaj Real Madridit qysh...

Manchester City skuadër e preferuar për Rodrygon, Reali në epërsi (VIDEO)

Real Madrid ka kaluar në epërsi ndaj Manchester Cityt. Sulmuesi...

Drenicasi Qendrim Pirraku shkëlqen në kardiokirurgji me notë të lartë ( FOTO)

Qendrim Pirraku nga Drenasi ka përfunduar me sukses specializimin...

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka qendruar sot në Vjenë për një vizitë zyrtare në kuadër të punimeve të Forumit Ekonomik.

Të pranishëm në këtë Forum kanë qenë edhe homologët rajonalë të Haradinajt, si dhe ka pasur prezencë të shtuar të gazetarëve serbë.

Pas fjalimeve hyrëse në Forum, gazetarët serbë e kanë shfrytëzuar rastin ta pyesin kryeministrin Haradinaj për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

“A do të formohet Ushtria e Kosovës në Ditën e Flamurit (28 Nëntor)”, ka qenë pyetja e gazetares serbe, të cilës Haradinaj i është përgjigjur fillimisht me ironi. “S’po e kuptoj pyetjen, me falni”, ka thënë Haradinaj, shkruan Ballkani.info.

Më pas gazetarja serbe ka ndërhyrë duke i thënë se “ekziston një plan…”, ndërsa Haradinaj ia ka kthyer me pyetje… “Ku është ai plan, ku ekziston ai plan?”.

“Pra, nuk do ta formoni Ushtrinë më 28 Nëntor”, ka qenë ndërhyrja e sërishme e gazetes…

“Po ta shtronit pyetjen ndryshe, do të të përgjigjesha, përndryshe kjo është hipotetike, sepse ai nuk është plani ynë dhe nuk e kuptoj ka e keni marrë këtë plan”, ia ka kthyer kryeministri i Kosovës.

“Cili është plani pra”, ka insistuar gazetarja, ndërsa Haradinaj i është përgjigjur: “Plani ynë është seanca e rregullt e Kuvendit të Kosovës dhe nuk e dimë se kur do të ndodh kjo.

Ai është pyetur më pas nëse Ushtria e Kosovës do të jetë e bazohet në UÇK-në, Haradinaj ka thënë se FSK-ja do të ketë mandat mbrojtjen e Kosovës dhe është e trajnuar nga NATO-ja dhe të gjitha standardet dhe parametrat janë të NATO-s. /Ballkani.info/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz