back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeKonferencë shkencore në Skënderaj, me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj...

Konferencë shkencore në Skënderaj, me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastrioti– Skënderbeu

Të ngjajshme

Humbi ndjenjat në vendin e punës, vdes një person në Gjilan

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjilan, ku viktima,...

Hetohet vdekja e një personi në Leposaviq

Policia e Kosovës ka raportuar se një person është...

Baraliu: Nuk shoh që do të ketë rritje të votuesve të diasporës

Bleron Baraliu në një lidhje direkte me emisionin “Adresa”...

Një burrë dërgohet pa shenja jete në emergjencën e Gjilanit

Të dielën rreth orës 08:25 një burrë është dërguar...

Rrihen mes vete me mjete të forta dy persona në Prishtinë, trajtohen në QKUK

Dy persona kanë sulmuar njëri- tjetrin menjete të forta. Ata...
- Advertisement -

Gjimnazi ”Hamëz Jashari” në bashkëpunim me Komunën e Skënderajt, organizuan Konferencë shkencore, kushtuar 550 – vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit– Skënderbeu, në të cilën morën pjesë profesorë, akademikë, pedagogë e prijës shpirtëror.Fjalën hyrëse e paraqiti profesor Nezir Bejta,kurse pjesëmarrsëve me nje fjalë përshëdetëse iu drejtua edhe z. Bekim Jashari, Kryetar i Komunës së Skënderajt. Profesor Frashër Demaj, në emër të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, u paraqit me kumtesën, “Ndikimi i figurës së Gjergj Kastriotit – Skënderbeu në krijimin e kombit shqiptar”, e cila u ndoq me vëmendje nga të pranishmit. Don Lush Gjergji me kumtesën “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu- Moisiu arbëror” e bëri një kthim në historinë e lavdisë shqiptare duke e përshkruar bashkëpunimin e Skënderbeut me papët e Kishës Katolike.

I veçantë, sidomos ishte fjalimi i Sala Ahmetit, e cila foli për konceptin e Skënderbeut për shtetin, koncept ky që tregon për gjenialitetin e Skënderbeut, jo vetëm në fushën e artit luftarak. Kurse Blerim Latifi me temën “Skënderbeu dhe identiteti i shqiptarëve”, ndër të tjera foli edhe për ndërlidhjen e emrit të qytetit të Skënderajt me emrin e Skënderbeut. Latifi e ftoi Kryetarin e Komunës së Skënderajt që të ngre një pllakë përkujtimore me emrin e Kadri Sinamatit, sekretar i atëhershëm i Nënprefekturës së Skënderajt, i cili pati propozuar që emri Serbicë të zëvendësohet me emrin Skënderaj. Në vazhdim, u paraqitën edhe Mustafë Haziri me kumtesën “Skënderbeu dhe Lidhja e Lezhës”, Bedri Tahiri me temën “Skënderbeu në romanin shqiptar”, kurse Ramiz Spahiu u shfaq me kumtesën “Skënderbeu në tekstet shkollore”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz