KEDS ka bërë të ditur se do të ketë reduktime të energjisë elektrike në Drenas. Në njoftimin zyrtar thuhet:
Më 20.11.2018 në NS 35/10 kV Parku i Biznesit do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Llapushniku (Kodi: 16023003) prej orës 10:00 deri në ora 15:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Llapushniku, Orllati, Negroci, Vuqaku, Xhurgjica, Shkolla LLapushnikut dhe Kleqka e re.
Arsyeja e ndërprerjes: Mirëmbajtje preventive. /Drenica Press/



