Në Prishtinë është raportuar për një rast i falsifikimit të tri 100 eurove false
Kartëmonedhat janë konfiskuar dhe i janë dorëzuar njësisë policore, transmeton lajmi.net.
“Sheshi Xhorxh Bush, Prishtinë 15.11.2018-13:00. Zyrtarja e një filiali bankar ka raportuar se një i dyshuar mashkull K/Shqiptar ka tentuar që të deponojë një shumë të hollash dhe gjatë kontrollimit nga banka 3 x 100€ kanë rezultuar si të falsifikuara.”
“Kartëmonedhat janë konfiskuar dhe i janë dorëzuar njësisë policore për hetime të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e policisë.



