Ish-deputeti i LDK’së, Gani Geci, e ka komentuar takimin e Presidentit Hashim Thaçi me liderin rus, Vladimir Putin. Sipas tij, Thaçi është kthyer në rrugën e Moskës serish pas 20 vjetëve
Geci thotë se 20 vjet më parë dega e LDK’së në Skenderaj, ka qenë e shqetësuar për “marksist-leninistë”, që sipas ish-deputetit, në këtë qytet, duke aluduar në ata që më vonë kishin drejtuar Shtabin e Përgjithshëm të UÇK’së.
Përmes një postimi në Facebook, Geci thotë se pas 20 vjetësh, Hashim Thaci, ish-drejtor politik i UÇK’së, bëri publike rrugën e tij drejt Moskës.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetar,
që nga viti 1994/95 besa edhe më herët kemi pas lëshur alarmin për rrezikun nga Marksist- Leninistet dhe Stalinistet, ka qenë gazetari Mufail Limani, qe ka pas shkruar një artikull të gjatë me titull “Ballistet dhe Marksist Leninistet e Skenderajit”.ne Zerin Javor aso kohe.
Qysh atëherë e kemi ditur se klasa politike Marksist Leniniste që ishte iniltruar në LDK, luftën e kishte për marrjen e Kalasë nga brenda edhe më vonë, kemi tërhekur vërejtjen për rrezikun nga këta njerëz pro Rusë.
A e dini pse gajtë luftës nga disa Hajna brenda UÇK-së me urdhër të Shtabit të Përgjithhëm, në vitin 1998 ishte arrestuar Sejdi Koca patrioti më i madhë i Drenicës sepse kishte shkruar një artikull se Rruga e LDK-së është Prishtinë -Tiranë -Romë-Ëashington,ndërsa Ruga e disa anyarve te Shtabit të Përgjithshëm te UÇK-së ështe Prishtinë -Tiranë -Athinë -Moskë, për këte shkrim u arrestua Sejdi Koca dhe u mabjt 8 ditë në podrumin e shtepise së Tefik Hajnit në Vaganicë nga një grup hajnash në emër të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
Qysh atëherë Moskovitet mësonin fëmijët që të pëeshendesnin me grusht në emër të UÇK-së , me muaj te ter na është dashur ta largojm këtë përshendetje Ruse nga Drenica.
Tash 20 vjet më vonë drejtori i Drejtorisë pilitike të UÇK-se e beri publike rrugën e tij drejt Moskës.
Ikja nga Berlini dhe rreshtimi në krahët e Moskës bashkë me Sirin e Asadit dhe me Turqin e Erdoganit
Kjo jep me kuptua se LDK-ja dega në Skënderaj e ka pas të ditur qysh moti rrugën e tyre e ktyre drejt Moskës.