BallinaLajmeMustafa: Edhe zogjtë e malit e dinë kush e pengoi liberalizimin

Mustafa: Edhe zogjtë e malit e dinë kush e pengoi liberalizimin

Të ngjajshme

“Kosova e Zhegrovës dhe Turqia e Yildizit”, Juventusi shkruan për yjet e tij

Klubi i madh italian, Juventusi ka bërë një postim...

KFOR dhe Forcat Zvicerane zhvillojnë trajnim të përbashkët në Novoselë

Forcat e aviacionit dhe ato tokësore të caktuara në...

Kurti përkujton të vrarët në masakrën e Pastaselit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar të vrarët...

Ambasadorja e Izraelit për ndeshjen e sotme: Forca Kosova!

Ambasadorja e Izraelit në Prishtinë, Tamar Ziv, ka shkruar...

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa ka thënë se dialogu duhet të kushtëzohet me ndërprerjen e menjëhershme të fushatës së ndyrë të Serbisë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës.

Ai thotë se dialogu është i shantazhuar dhe nuk mund të kushtëzohet me liberalizimin e vizave.

“Dialogu nuk kushtëzohet me liberalizimin e vizave, por dialogu kushtëzohet me ikjen e kësaj qeverie dhe, dialogu kushtëzohet me ndërprerjen e menjëhershme të fushatës së shtetit serb për tërheqjen e njohjeve të shtetit të Kosovës. Deri sa Serbia zhvillon fushatë të tillë, dialogu është i shantazhuar, prandaj BE duhet paraprakisht ta ndalë Serbinë nga kjo fushatë e ndyrë”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Ai shton se, “për liberalizimin, edhe zogjtë e maleve, siç thotë populli, e dinë se kush e pengoi. Ne duhet t’i lusim vendet e BE’së që ato të mos sillen ndaj këtij procesi ashtu si u sollën disa parti dhe disa deputetë tanë”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz