BallinaLajmeGrabitet banka në Prishtinë, një person i lënduar

Grabitet banka në Prishtinë, një person i lënduar

Të ngjajshme

Shoferi godet automjetin zyrtar, lëndohen dy policë

Dy policë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar...

Tentuan të hyjnë në Britani të fshehur në kamion, arrestohen dy shqiptarë

Dy shqiptarë janë vënë në pranga, ndërsa janë kapur...

Kosova ‘pushton’ mediat ndërkombëtare: Finalja me Turqinë në fokus

Kosova është një nga tetë kombëtaret që kanë arritur...

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot rreth orës 09:00 në filialin e një banke në lagjen Veterrnik, në Prishtinë, transmeton Indeksonline.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, strukturat rajonale për hetimin e krimit kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh operative dhe hetimore.

Mbështetur në rezultatet e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet lidhur me rastin në fjalë, dyshohet se kjo grabitje është realizuar nën kërcënimin e armëve, ku tre persona të maskuar, kanë grabitur një sasi të parave, kanë sulmuar fizikisht një nga zyrtarët e bankës dhe pasi kanë shtënë njëherë në ajër, janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Peroni i lënduar (zyrtare e bankës), është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërkohë që policia po punon me përkushtim për të identifikuar personat e dyshuar dhe vendndodhjen e tyre.

Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, ka në fokusin e përditshëm të punës së saj luftën kundër krimit, kapjen dhe arrestimin e të dyshuarve të akteve kriminale si dhe garantimin e rendit, sigurisë dhe qetësisë publike, andaj ftojmë të gjithë qytetarët të cilët kanë informacione lidhur me rastet kriminale e veçanërisht për rastin e sipërshënuar të mbështesin policinë me informacionet e tyre për hetimin dhe zbulimin e akteve të tilla./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz