Një bashkëpunimi padëshirë në mes të PSD’së dhe VV’së, po i vije fundi. Siç mësohet, koalicioni qeverisës i kryeqytetit mund ta ketë në gjirin e saj edhe PDK’në.
Siç raportojnë mediat fjalët e të parit të Komunës, koalicionit qeverisës në Prishtinë pritet së shpejti t`i bashkohet PDK’ja dhe t`i largohet Vetëvendosje, përcjell gazetametro.net
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, njëherësh kryetar i PSD-së ka bërë të ditur se do t`i japë fund bashkëpunimit me ish-partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje, e cila aktualisht udhëheq me tri drejtori në qeverisjen komunale.
Ahmeti ka lënë të hapur mundësinë e shkarkimit të drejtoreshës së Kadastrës-Nora Kelmendi, të Shëndetësisë-Arben Vitia dhe të Kulturës-Yll Rugova.
Nga ana tjetër, Migjen Shala, këshilltar i PDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës ka thënë se aktualisht nuk kanë marrëveshje me PSD-në, porse kanë pranuar sinjale për një gjë të tillë.
Ndryshe, PSD dhe VV kishin mbajtur një bashkëpunim të ‘zorit’ përgjatë këtyre muajve pas ndarjes së partisë.