BallinaRegjionaleDrenasPas Skenderajt, PDK po përçahet edhe në këtë qytet

Pas Skenderajt, PDK po përçahet edhe në këtë qytet

Të ngjajshme

Rama: Kompani publike për të formalizuar tregun e naftës dhe shmangur abuzimin me çmimet

Kryeministri dhe njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama...

FFK publikon letrën e Albin Kurtit: Mbështetje për Kombëtaren pas humbjes

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një letër...

Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Azemi: Mund të jetë pjesë e listës së LDK-së

Deputeti i LDK-së, Visar Azemi në ”Click” të RTV21...

De Zerbi zyrtarizohet si trajner i Tottenhamit

Tottenham Hotspur ka konfirmuar emërimin e Roberto De Zerbi...

Bitcoini rritet pavarësisht shtrenjtimit të naftës

Bitcoini (BTC) ka treguar qëndrueshmëri të dukshme pavarësisht rritjes...

Asnjëherë në çfarëdo ngjarje nuk përton të flasë.

Madje kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, zakonisht nuk i mungojnë as batutat. Por, Lladrovci refuzoi të flasë kur u pyet për zgjedhjet në degën e Drenasit të Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai nuk e pa të udhës të flasë as për partinë e re të Bekim Jasharit, mikut të tij të kamotshëm për çka është thënë se do t’i bashkohet.

Por, është dikush tjetër nga PDK që fletë për zgjedhjet e këtij subjekti në Drenas.

Ish-kryesuesi i Asamblesë të Drenasit, Naim Bazaj, ka shpallë kandidaturën për kryetar të kësaj partie në zgjedhjet e brendshme.

Bazaj që është kundërshtar i Ramiz Lladrovcit, nuk përjashton ndarjen e PDK-së në Drenas në rast se ky i fundit zgjidhet edhe kryetar partie.

“Nuk përjashtoj problemet…”.

Se mund të ketë ndarje e thotë edhe një ish-asambleist tjetër i PDK-së, Xhavit Drenori, i cili zgjedhjet në këtë parti i cilëson si farsë.

Drenori nuk e përjashton mundësinë që Ramiz Lladrovci t’i bashkohet iniciativës politike të Bekim Jasharit.

“Nëse nuk fiton ka me u bo kryetar i nismës së Bekim Jasharit…”

Partia Demokratike ka një kohë që ka shpallur zgjedhjet e brendshme, të cilat do të përfundojnë me Konventën Qendrore që do të mbahet në muajin dhjetor.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz