BallinaLajmeDy Koretë arrijnë marrëveshje për t’i organizuar bashkë Lojërat Olimpike

Dy Koretë arrijnë marrëveshje për t’i organizuar bashkë Lojërat Olimpike

Të ngjajshme

Erdogan uron Turqinë për kualifikimin në Botërorin 2026 pas fitores ndaj Kosovës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas...

Ishte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të...

Bosnja ja vështirëson “Azzurëve”, barazon rezultatin

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Kush janë super të pasurit në Zvicër?

Presioni në rritje ndaj super të pasurve në mbarë...

Sporti konfirmohet si mënyra më e mirë për të injektuar paqen mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut.

Të dyja vendet kanë konfirmuar tashmë dëshirën e tyre për të organizuar së bashku Lojërat Olimpike, një vullnet që u shpreh edhe në muajin shtator nga udhëheqësit e dy vendeve, Kim Jong-un e Moon Jae-in, në takimin mes tyre.

Gjithçka u vendos pas një takimi mes dy delegacioneve të autoriteteve sportive të Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut, në qytetin e Kaesongut që është në territorin koreano-verior, ndërkohë që për këtë çështje është njoftuar edhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.

Bashkëpunimi në aspektin sportiv mes dy Koreve nisi në Lojërat Olimpike të Pyeongchangut, kur këto dy vende sfiluan në ceremoninë e hapjes nën të njëjtin flamur, ndërkohë që në turneun e hokejit në akull konkurruan me një skuadër të përbashkët.

Ndërkohë, këto dy vende po punojnë që të marrin pjesë si një ekip i vetëm në kampionatin botëror të hendbollit për meshkuj. /Tch/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz