BallinaLajmeThaçi: Në Stamboll u nderua shteti i Kosovës, Beogradi le të krrokat

Thaçi: Në Stamboll u nderua shteti i Kosovës, Beogradi le të krrokat

Të ngjajshme

Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyrë të kontrolluar nga FSK

Një mjet i pashpërthyer është gjetur të martën pasdite...

Qytetarit në Vushtrri i thyhet dera e objektit

Një qytetar në Vushtrri ka raportuar për dëmtime  në...

Manuel Neuer s’kthehet te Kombëtarja, jashtë Botërorit 2026

Portieri legjendar, Manuel Neuer ka vendosur përfundimisht të mos...

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq gjatë ditës ka deklaruar se gjatë pjesëmarrjes së djeshme në përurimin e Aeroportit në Stamboll kishte kërkuar nga organizatori të hiqet flamuri i Kosovës nga ceremonia ku kanë qenë të pranishëm edhe liderë të vendeve tjera, gjë që sipas tij edhe është realizuar.

Por ndaj kësaj deklarate ka reaguar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Thaçi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në Stamboll është nderuar shteti i Kosovës dhe i Shqipërisë.

“Në Stamboll të Turqisë është nderuar shteti i Kosovës dhe shteti i Shqipërisë. Krenar me respektin që u bëhet shteteve tona. Beogradi le të krrokat sa të dojë”, ka shkruar Thaçi.

Sidoqoftë mbetet e paqartë ende nëse flamuri i Kosovës është larguar apo jo nga aeroporit i Stambollit gjatë ceremonisë së inagurimit ashtu siç pretendon Aleksandar Vuçiq. /ORAinfo

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz