BallinaLajmePolicia e Kosovës arreston një person për posedim dhe shitje të narkotikëve

Policia e Kosovës arreston një person për posedim dhe shitje të narkotikëve

Të ngjajshme

Shënohet autogol i pabesueshëm në Europa League

Është shënuar një autogol i pabesueshëm në ndeshjen e...

Zyrtare: Andy Robertson largohet në fund të sezonit nga Liverpool pas nëntë vitesh

Liverpool ka konfirmuar se kapiteni skocez Andy Robertson do...

Papagalli eksplorues: Bebe lundron nën ujë me një mini-nëndetëse

Shumë pronarë shpenzojnë për lodra dhe shijen e kafshëve...

Melania Trump thotë se nuk ka pasur kurrë lidhje me Epsteinin

Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë e Prizrenit ka realizuar një operacion policor, me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prizren, me ç’rast është bërë arrestimi i një personi të dyshuar.

Operacioni policor është bazuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave, psikotrope dhe analoge’, ku Policia e Kosovës ka realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit të arrestuar.

I dyshuari i arrestuar në këtë rast është: L. Gj. (1986) ku gjatë kontrollit në lokacionin e caktuar janë gjetur dhe janë sekuestruar: nëntë  paketime të mbështjella me qese plastike me substancë dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme rreth 3 kg e 670 gramë dhe një revole pa karikator.

Me urdhër të prokurorit të Shtetit, i dyshuari i lartcekur është dërguar në ndalim policor në stacionin policor në Prizren.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz