BallinaLajmePolicia dyfishon shpërblimin për ata që japin informacione rreth vrasjes së Ivanoviqit

Policia dyfishon shpërblimin për ata që japin informacione rreth vrasjes së Ivanoviqit

Të ngjajshme

Kanë kaluar më shumë se nëntë muaj që nga vrasja e liderit të SDP-së në Mitrovicën e Veriut, Oliver Ivanoviq.

Policia aso kohe kishte vënë një shpërblim prej 10 mijë euro për secilin që mund të ofrojë informacione që do të çonin në zbardhjen e këtij krimi, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, shuma e vendosur atëherë është dyfishuar.

Kjo është konfirmuar sot për mediat serbe nga zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë për Resurse , Dejan Jankoviq.

Sipas tij, kjo shumë tanimë kap shifrën e 20 mijë eurove.

Ivanoviq u vra më 16 janar të këtij viti përpara zyreve të partisë së tij në Mitrovicën e Veriut.

Rastin e ka marrë në dorë Prokuroria Speciale e Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz