BallinaLajmeThaçi: KEK-u do të jetë korporata më fitimprurëse në vend

Thaçi: KEK-u do të jetë korporata më fitimprurëse në vend

Të ngjajshme

De Zerbi zyrtarizohet si trajner i Tottenhamit

Tottenham Hotspur ka konfirmuar emërimin e Roberto De Zerbi...

Bitcoini rritet pavarësisht shtrenjtimit të naftës

Bitcoini (BTC) ka treguar qëndrueshmëri të dukshme pavarësisht rritjes...

Ilir Krasniqi: Ëndrra jonë vazhdon…

Pas humbjes minimale 0:1 ndaj Turqisë në Prishtinë, në...

Drejtori menaxhues i Korporatës Energjetike të Kosovës, Njazi Thaçi, ka thënë se do të angazhohet që KEK-u të jetë korporata më fitimprurëse në vend si në aspektin gjenerues, po ashtu edhe në atë të mirëqenies sociale.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai ka theksuar se do të angazhohet që të rriten të hyrat e korporatës duke e zhvilluar edhe sektorin e shitjes së thëngjillit.

Sipas Thaçit, kjo pasuri duhet të shfrytëzohet në të mirë të rritjes ekonomike dhe sociale.

Ai ka thënë se objektiv tjetër i tij është që tokat e degraduara, në të cilat është nxjerr thëngjilli, të kthehen në shfrytëzim për të gjeneruar të hyra.

Ndërkaq duke folur për furnizimin me energji elektrike gjatë sezonit të dimrit, Thaçi ka thënë se janë bërë përgatitjet që KEK-u të jetë në prodhim me maksimumin e kapaciteteve prodhuese, po ashtu ka treguar se kanë arritur të krijojnë rezerva të mjaftueshme të thëngjillit për sezonin e dimrit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz