BallinaSportSi asnjëherë më parë, Kosova i fiton tri medalje në një ‘Grand...

Si asnjëherë më parë, Kosova i fiton tri medalje në një ‘Grand Slam’

Të ngjajshme

Zhduket një person në Ferizaj, doli nga shtëpia dhe s’u kthye më

Një person raportohet të jetë zhdukur në Ferizaj. Ankuesja femër...

Putin shpall armëpushim 32-orësh në Ukrainë për Pashkët Ortodokse

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka shpallur një armëpushim...

Shtetasi i huaj vdes pasi u rrokullis me motor në Prizren

Një aksident me fatalitet raportohet të ketë ndodhur dje...

Lutfi Haziri: Kryetari Lumir Abdixhiku është kandidati që e përkrahim për president

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se kryetari...
Vajzat kosovare kanë shënuar sukses të jashtëzakonshem në Grand Slam-in që po mbahet në Abu Dhabi, duke fituar tri medalje. Një e artë e dy të argjendta.

Majlinda Kelmendi, është rikthyer nga lëndimi në mënyrën më mbresëlënëse dhe frymëzuese të mundshme, duke e arritur finalen e Grand Slamit Abu Dhabi të shtunën.

Kampionia olimpike në xhudo nuk arriti të fitojë në finale ndaj italianes Odette Giuffrida në kategorinë -52 kilogram, pasi u dorëzua pas lëndimit që kishte në hundë.

Gjatë meçit, Majlinda kishte probleme me hundën e saj, të cilin e pësoi në çerekfinale dhe detyrohej që ta mjekonte vazhdimisht.

Kelmendi në gjysmëfinale e mposhti britaniken Chelsie Giles duke fituar me Ippon.

Ky ishte rikthimi i Majlindës pas lëndimit të gjatë që e mbajti jashtë aktiviteteve për 14 muaj.

Poashtu medalje të argjend ka fituar edhe Distria Krasniqi. Krasniqi pati mundësinë ta fitojnë medaljen e artë, por e humbi ndeshjen finale pasi u mposht nga mongolja Urantsetseg Munkhbat.

Ndërsa suksesin më të madh e arriti Nora Gjakova, e cili fitoi medaljen e artë në Grand Slam-in që po zhvillohet në Abu Dhabi.

Nora në finale e mposhti me ippon xhudisten nga Rusia, Anastasiia Konkina, në kategorinë deri -57 kilogramë.

Deri në finale Nora pati punë shumë të vështirë. Ajo e kaloi pa luftë rundin e parë, kurse në të dytin triumfoi kundër xhudistes nga Rumania, Loredana Ohai.

Në çerekfinale, Gjakova u përball me xhudisten franceze, Priscilla Gneto, duke triumfuar me Ippon për të siguruar gjysmëfinalen. Kampionia evropiane tregoi cilësi të madhe edhe kundër xhudistes nga Taipeh, Chen-ling Lien, duke e mposhtur gjithashtu me Ippon.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz