Me shumicë votash, Naim Tërnava është rizgjedhur edhe për pesë vite myfti i Republikës së Kosovës.
Ai ka mposhtur kundër kandidatin formal, Reshat Mexhidin, i cili mori vetëm gjashtë vota.
Pas zgjedhjes si myftiut, Tërnava zgjodhi edhe tetë anëtarët e kabinetit të tij.
Gjithë imamët votuan pro kësaj anëtarësie, mirëpo vetëm një ishte kundër.
Bëhet fjalë për kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Klinë, Kadri Berisha, i cili “sakrifikoi” një votë kundër që procesi të kishte epitetin demokratik.