back to top
Friday, December 26, 2025
BallinaLajmeAktorit shqiptar i humbi kuleta, ka dy fjalë për policinë e Kosovës!

Aktorit shqiptar i humbi kuleta, ka dy fjalë për policinë e Kosovës!

Të ngjajshme

Në prag të vitit 2026: Disa vendbanime në Drenas pa rrymë për më shumë se 24 orë

Pas ankesave të shumta nga qytetarët, Kryetari i Komunës...

50-shi i LDK-së: Mobilizim e përkrahje gjithandej Republikës

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Fadil Aliu...

Shifrat alarmante: Mbi 90 mjekë dhe 192 infermierë lëshuan Kosovën vetëm në 2025

Edhe në vitin 2025 ka vazhduar ikja e profesionistëve...

Rusia sulmon veriun e Ukrainës, një i vdekur dhe 10 të plagosur

Një grua 80-vjeçare ka humbur jetën sot në Çernihiv,...

Familja e Thaçit ngushëllon Familjen Mustafa për vdekjen e babait të Salih Mustafës

Familja e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili së bashku...
- Advertisement -

Aktori i njohur Naser Rafuna ka rrëftyer dy histori përmes llogarisë së tij në Facebook ku të përfshirë janë policia e Kosovës, shkruan GazetaBlic.

- Advertisement -

Rafuna tregon se sa krenar dhe që kurrë nuk është zhgënjyer në asnjë moment nga ta, në veçanti kur para 5 muajsh i gjetën kuletën, si dhe ditën e sotme kur treguan respekt ndaj një të moshuare.

Statusi i plotë:

“Po e ndaj një histori të shkurtë…më kishte humb kuleta para “Bankës së Lubljanës” – kshtu e quajnë atë vend “pellazgët prishtinas” .

Isha me nanën te zyrja e regjistrimit të penzionerëve dhe më kishte ra kuleta diku asaj rruge. Kjo punë ndodhi sot 5 muaj. E di sepse për cdogjë që më bën përshtypje e shënoj.Rrugës për në shtëpi,më telefonoj një zë mashkulli, më tha të vijë dhe ta marrë kuletën në polici. Aty e kuptova që më kishte humb kuleta.Shkova dhe ishte një polic, ai që e kishte gjetur që spo ia publikoj emrin.

Nuk e di pse,por e pyeta se a e ke gjetur ti apo ndokush e ka sjell por pohoj që vet polici e kishte gjetur dhe u ndjeva fort krenar me policinë tonë që kurrë nuk jam zgjënjyer nga ta. Pasi morra kuletën më pyetën a ishte gjithcka në rregull dhe a mungon ndonjë gjë.Ky gjest human është normal e di, por që nuk e di pse, por cdogjë që bëjnë policia si vepër të mirë, besoj që edhe shpërblimin e kanë te Zoti dyfish.

Kjo që po e shkruaj ndoshta nuk është asgjë nga ajo që kam pa sot te Rrethi i Spitalit, kur një plakë prente rrugën ngadal dal…dhe nga një veturë policie, dolën dy policë, njëri ndaloj komunikacionin ( shoferi) dhe tjetri i ndihmoj plakës , sikur të ishte nëna e tij ta kaloj rrugën. I ndihmonte me mëshirën dhe krenarinë duke dhënë mesazh te të gjithë shoferët tjerë që se pari, respekti për prindër pastaj të tjerët. Gjeste si këto,na obligojnë që Policia Jonë meriton ti respektojmë si të ishin edhepse janë si motrat dhe vëllezërit tanë. O Zot na udhëzo këtë popull në drejtësi, mëshirë,moral dhe dashuri.”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz