Ekipi mjekësor i Klinikës së Otorinolaringologjisë (ORL) ka shpëtuar jetën e fëmijës E. R (2017), i cili me autoambulancë në gjendje të rënduar ishte sjellë nga Spitali i Përgjithshëm në Ferizaj, si pasojë e përtypjes së kikirikëve.
Në pranim, mjeku kujdestar i klinikës, konstaton gjendjen e rëndë të fëmijës dhe bënë përgatitjen urgjente për ta futur në sallë, duke kompletuar fëmijën me analiza dhe konsulta pediatrike si dhe nga ana e anesteziologut . Konstatohet gjendje e rënduar e fëmijës, e bazuar në ekzaminim dhe radiografi të kraharorit, konstatohet se njëri krah mushkëror ishte jashtë funksionit.
Duke qenë se ka më shumë përvojë dhe është i përgatitur për të tilla raste, thirret drejtori i klinikës, i cili bashkë me ekipin kujdestar të anesteziologjisë realizojnë bronkosopkinë rigjide, heqjen e farës së kikirikut nga mushkëritë (bronku i majtë). Procedura kaloi pa komplikime dhe fëmija gëzon shëndet të mirë.
Pas radiografisë kontrolluese, shihet se është bërë rifunksionalizimi i mushkërive. Fëmija pas këtij tretmani është lëshuar në shtëpi.


