BallinaJetëKuriozitetePronari kthehet në shtëpi dhe gjen gjak nëpër mure, pasi sheh qenin...

Pronari kthehet në shtëpi dhe gjen gjak nëpër mure, pasi sheh qenin kupton të vërtetën

Të ngjajshme

Kur pronari i një shtëpie nuk ishte aty, shtëpia e tij u bë cak i hajdutëve – ose kështu menduan hajdutët, pasi ata nuk prisnin ta gjenin një qen brenda shtëpisë.

Ata nuk e kishin kuptuar se një anëtar i familjes kishte mbetur në shtëpi. Kur Tristan Murrin nga Virgjinia, SHBA, u kthye në shtëpi, në fillim ai nuk vërejti shenja të thyerjes së shtëpisë nga hajdutët.

Por sapo hapi derën pa diçka të tmerrshme – kishte gjak gjithandej nëpër muret e shtëpisë, transmeton Gazeta Express.

Në shtëpi ishte qeni (pastor gjerman) Oden, i cili duket se nuk i mirëpriti mysafirët e padëshiruar. Qeni i kishte ndjekur hajdutët gjithandej nëpër shtëpi dhe i kishte kafshuar mirë ata.

Pronari e kuptoi më pas se hajdutët nuk kishin marrë asgjë, pasi kishin nxituar të iknin nga Odeni i zemëruar.

“Sa krenar që jam me të. Çfarë qeni i mrekullueshëm. Kjo është arsyeja pse kushdo që s’ka qen, duhet të mendojë ta marrë një. Pastorët gjermanë janë kafshë të mrekullueshme”, tha Tristan.

Më parë, Oden nuk e kishte kafshuar kurrë askënd – madje edhe fqinjët e njihnin atë dhe iu pëlqente të luanin me të.

“Mendoj se qeni e bëri punën e tij. Ai e dinte se dikush nuk duhej të hynte në shtëpinë time. Kështu që ai diti si të vepronte”, thotë Tristan në një intervistë televizive.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz