Julen Lopetegui i ka ditët e numëruara në Santiago Bernabeo.
Kjo pasi strategu spanjoll nuk po arrin asesi të shënojë rezultate pozitive, shkruan GazetaBlic.
Madje siç raportojnë mediat nga gadishulli Iberik, drejtuesit e kampionëve aktual evropian kanë gjetur edhe zëvendësuesin e tij.
Fjala është për lojtarin e dikurshëm Solari. Ky i fundit nuk është trajneri i ndonjë skuadre të madhe, mirëpo ndoshta klubi nuk dëshiron të shpenzojë më shumë.
Gjithsesi sipas të gjitha gjasave ‘El Clasico’ pritet të jetë shansi i fundit. Një dështim aty për ‘los merengues’ do të thoshte paketim i plaçkave për Lopeteguin.
/GazetaBlic/