BallinaLajmeEskalon Fisnik Ismaili, përdorë fjalor të ulët e ofendues

Eskalon Fisnik Ismaili, përdorë fjalor të ulët e ofendues

Të ngjajshme

Përfshihet nga zjarri një kamion në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një kamion ka marrë flakë sot në autostradën “Ibrahim...

Çështja e presidentit, Mustafa: Duhet të ketë hapësirë për marrëveshje

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka folur për çështjen...

Digjet kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detaje

Mesditën e së mërkurës një kamion është përfshirë nga...

​Mustafa thirrje partive: Merruni vesh për presidentin, shmangni zgjedhjet

Ish-kryetari LDK-së, Isa Mustafa ka kërkuar nga partitë parlamentare...

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Fisnik Ismaili është përfshirë në një debat banal me një qytetar në një grup në rrjetin social Facebook.

Ai e ka ofenduar një qytetar, pasi paraprakisht i njëjti person e kishte ofenduar atë.

E gjithë përplasja me fjalor vulgar nisi kur një qytetar ofendoi Ismailin në Facebook.

“O Fisnik ismajli puthe nanën tane se pram s’kom mujt me ardh”, i shkroi qytetari, deputetit Ismaili, i cili po ashtu ia ka kthyer në të njëjtën mënyrë vulgare të të shprehurit.

Ismaili i ka thënë qytetarit që i shkroi se “nënën ta sosin hallki”.

“E di që s’ke mujtë me ardhë, se tu ka dashtë me i nejtë nanës tande gati që ta bana për kryp e kepë parpromë. S’jon krejt si ti me puthë nana, jo. Hallki ti sosin”, i ka thënë deputeti Ismaili, qytetarit.

Mirëpo, Ismaili ka vazhduar ta ofendoi qytetarin edhe pasi ai nuk shkruante më për këtë temë.

“Fol diçka, banu i gjallë, kallxom a të bani nana ma mirë, se s’po më përgjigjet në Viber diçka, e jam ba marak. Çka po thotë babi? A ia lëshoi nana atë rrenën që i ka hypë tensioni diçka, amo s’po don me shku te mjeku se kfillet mas dy ditëve?”, vazhdoi deputeti Ismaili.

Fisnik Ismaili është deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Socialdemokrate. Ai paguhet nga taksat e qytetarëve të Kosovës. /Insajderi

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz