BallinaRegjionaleDështon seanca, Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku mbesin në burg

Dështon seanca, Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku mbesin në burg

Të ngjajshme

Në Gjakovë do të prodhohen municione 5.56mm dhe 7.62mm, Maqedonci: Hap historik për sigurinë

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar...

Arrestohet një 23 vjeçar në Skenderaj, iu gjet në makinë marihuanë

Policia e Kosovës në Skenderaj, sot rreth orës 18:30...

Tifozët e Nantes të pakënaqur me rënien, futen në fushë… lëndohet trajneri!

Tensione të mëdha janë regjistruar në stadiumin “Beaujoire” gjatë...

Ka dështuar seanca për shqyrtimin e kërkesave për lirim me kusht të ish-gjeneralit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) Sylejman Selimit dhe të Jahir Demakut, e caktuar të mbahej të martën e kaluar nga Paneli për Lirim me Kusht. Derisa Gjykata Supreme e Kosovës të vendosë lidhur me  epilogun e kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë Selimi dhe Demaku do të vazhdojnë të mbeten në burg, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Paneli për Lirim me Kusht nuk ka mundur t’i shqyrtojë kërkesat për lirim me kusht të ish-komandantit të  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) njëherësh të ish-ambasadorit të Kosovës në Shqipëri Sylejman Selimit dhe të Jahir Demakut.

Seanca e paraparë të mbahej të martën e kaluar (17 tetor) është pezulluar, pasi Gjykata Supreme e Kosovës ende nuk ka vendosur rreth kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë rreth lirimit të tyre nga burgu.

Koordinatori i Panelit për Lirim me Kusht, Bedri Duraku, i ka thënë gazetës “Zëri” se ky panel e ka pezulluar seancën për shqyrtimin e këtyre kërkesave deri në vendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës rreth kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë të bërë nga Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz