BallinaBotëHapet Rafineria Star në Turqi, investim prej 6.3 miliardë dollarëve

Hapet Rafineria Star në Turqi, investim prej 6.3 miliardë dollarëve

Të ngjajshme

Erdogan uron Turqinë për kualifikimin në Botërorin 2026 pas fitores ndaj Kosovës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas...

Ishte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të...

Bosnja ja vështirëson “Azzurëve”, barazon rezultatin

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Kush janë super të pasurit në Zvicër?

Presioni në rritje ndaj super të pasurve në mbarë...

Në Aliaga, pranë Izmirit të Turqisë, sot në mënyrë solemne është hapur mega projekti investues “Rafineria Star”, raporton Anadolu Agency (AA).

Ceremonia e hapjes u mbajt nën patronazhin e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan. Mysafir në hapje ishte presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev.

Presidenti i Turqisë Erdoğan në adresimin e tij në ceremoninë e hapjes tha se Rafineria Star edhe më shumë ka forcuar dimensionin strategjik të marrëdhënieve vëllazërore mes Turqisë dhe Azerbajxhanit

Duke e vlerësuar këtë projekt si më të madhin ne kontekst të prodhimit vendor, Erdoğan tha se ky hap do të ulë varshmërinë e Turqisë lidhur me importin e naftës.

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev deklaroi se Turqia është bërë fuqi botërore falë udhëheqësisë së presidentit të këtij vendi, Recep Tayyip Erdoğan.

“Turqia falë udhëheqësisë së presidentit Recep Tayyip Erdoğan është bërë fuqi botërore. Turqia sot është e pranishme në botë. Kjo neve na gëzon tej mase. Forca e Turqisë është forca jonë”, porositi Aliyev.

Rafineria Star u ndërtua nga kompania “SOCAR Turqi”, degë e kompanisë shtetërore azerbajxhanase të naftës SOCAR.

Projekti i investimeve Rafineria Star është një nga projektet më të mëdha të naftës që vitet e fundit janë realizuar në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

Krahas kësaj, Rafineria Star është investimi më i madh i sektorit privat në Tueqi në një vend.

Shpenzimet e përgjithshme të shpenzimeve, ndërtimi i së cilës fillon në vitin 2011, kushtuan rreth 6.3 miliardë dollarë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz