back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaLajmeRugova krahason LDK-në me Manchester United, përgjigja e Kamishit është e papritur

Rugova krahason LDK-në me Manchester United, përgjigja e Kamishit është e papritur

Të ngjajshme

Kosova merr Presidencën e Këshillit të Ministrave të Komunitetit të Energjisë

 Republika e Kosovës ka marrë Presidencën e Këshillit të...

Spahiu kritik me Ramën: Nuk shkohet gruan e huaj me kapë për qafe, e turpshme – Si u ndje zotëria i parë?

Nexhmedin Spahiu ka kritikuar ashpër kryeministrin e Shqipërisë, Edi...

Gjenden mbetje mortore në Rahovec, Komisioni për të Pagjetur jep detaje

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka nisur kërkime...

Më 22 dhjetor mbahet seanca e Supremes për rastin ndaj Dardan Krivaqës

Në Gjykatën Supreme pritet që më 22 dhjetor 2025...

Naser Rugova i LDK-së dhe Bekim Haxhiu i PDK-së kanë qenë pjesë e një debati televiziv mbrëmë lidhur me situatën në Kuvend dhe projektligjet që kanë të bëjnë me transformimin e FSK-së.

Në debat e sipër Rugova deklaroi se LDK-ja “është parti me logjikë shtetformuese” dhe se ka traditë, madje shkoi aq larg sa të krahasojë LDK-në me Manchester Unitedin dhe partitë tjera me Flamurtarin, raporton Insporti.

Mirëpo, Bekim Haxhiu, deputeti i PDK-së, i njohur si Kamishi, pati një përgjigje të shpejtë dhe shumë befasuese për Rugovën.

Ai nxori nga xhepi i tij telefonin e dytë që e mban, në mbështjellësin e të cilit e kishte logon e Manchester Unitedit.

Haxhiu është tifoz i kahmotshëm i klubit të famshëm anglez dhe njeri i afërt me zhvillimet në futbollin dhe sportin e Kosovës.

Insporti bën të ditur se ai më herët ka qenë Kryetar i KF Trepça dhe nënkryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, kurse interesante është të thuhet se edhe Rugova është marrë me sport dhe ka pasë karrierë modeste si lojtar dhe gjyqtar i basketbollit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz