BallinaLajmePreshevarët e sfidojnë Thaçin, e ftojnë për vizitë në Luginë

Preshevarët e sfidojnë Thaçin, e ftojnë për vizitë në Luginë

Të ngjajshme

Bosnja dyshon për një “spiun” italian në stërvitjen e tyre

Pak para finales së play-offit ndaj Italisë, te Bosnja...

Haxhiu: Murat Jashari, i vetmi kandidat për president me konsensus

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kritikuar...

Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se po kundërshtojnë sulmet me raketa

Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe thotë...

Marrëveshja e suksesit, si ecën bashkë drejt historisë FFK dhe Ujë Mokne

Dy vite më parë Federata e Futbollit të Kosovës...

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot në zyrën e tij ka pritur përfaqësues të shoqërisë civile nga Lugina e Preshevës më të cilët ka biseduar për situatën aktuale politike dhe gjithashtu edhe për idenë e tij për korrigjimin e kufijve dhe bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, shkruan Gazeta Express.

Thaçi në këtë takim me ta ka folur edhe për respektimin e vullnetit të popullit të asaj pjesë që doli nga referendumi i vitit 1992.

E pas këtij takimi, përfaqësuesit e shoqërisë civile i kanë bërë një kërkesë sfiduese presidentit Hashim Thaçi për të vizituar Luginën e Preshevës.

Lidhur me këtë kërkesë ai ka thënë se do të shqyrtojë të gjitha mundësitë për të realizuar këtë vizitë atje.

“Ju falënderoj edhe për ftesën për të marrë pjesë në promovimin e librit dhe në tryezën për promovimin e paqes në rajon. Do t’i shqyrtojë të gjitha mundësitë për të marrë pjesë atje, për kohën që ju keni planifikuar”, ka thënë Thaçi.

Ndër të tjera në këtë takim është diskutuar edhe për kushtet e vështira me të cilat përballen qytetarët shqiptarë të asaj pjese./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz