BallinaRegjionaleBekim Jashari në mbështetje të viktimave të kancerit të gjirit

Bekim Jashari në mbështetje të viktimave të kancerit të gjirit

Të ngjajshme

Rama: Kompani publike për të formalizuar tregun e naftës dhe shmangur abuzimin me çmimet

Kryeministri dhe njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama...

FFK publikon letrën e Albin Kurtit: Mbështetje për Kombëtaren pas humbjes

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një letër...

Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Azemi: Mund të jetë pjesë e listës së LDK-së

Deputeti i LDK-së, Visar Azemi në ”Click” të RTV21...

De Zerbi zyrtarizohet si trajner i Tottenhamit

Tottenham Hotspur ka konfirmuar emërimin e Roberto De Zerbi...

Bitcoini rritet pavarësisht shtrenjtimit të naftës

Bitcoini (BTC) ka treguar qëndrueshmëri të dukshme pavarësisht rritjes...

Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Skenderajt, z.Bekim Jashari dhe Kuvendit Komunal, sot në Sheshin e qytetit, “Adem Jashari”, është mbajtur manifestimi njëditor kundër sëmundjes së kancerit të gjirit, me qëllim të ngritjes së vetëdijes së popullatës për sëmundjen në fjalë.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, z.Jashari në fjalimin e tij para qindra pjesëmarrësve, ka thënë se, për fat të keq, bie shpesh të dëgjojmë raste të reja me sëmundjen e kancerit, e cila i prek pa dallim të gjitha shtresat e shoqërisë, dhe të dyja gjinitë.

“Sa herë zgjohemi në mëngjes dhe përgatitemi për të zbatuar planin tonë ditor, shumë gra, qofshin me moshë mesatare apo edhe femra të reja, e fillojnë ditën duke luftuar me sëmundjen e kancerit të gjirit”, është shprehur kryetari Jashari, duke theksuar tutje se  vetmja gjë mbi dallimet të politikës ditore, është lufta kundër kancerit, dhe kështu të bashkuar, pa dallim, do të jemi përball sëmundjes që nuk njeh kategori njerëzish, nuk njeh moshë, nuk njeh asgjë.

“Megjithatë, ne sot njohim shumë gra që me vullnet të mirë, me bindje të fortë dhe të palëkundur në betejën e tyre, ia kanë dal mban dhe e kanë mposhtur këtë sëmundje. Ne duhet të gjejmë forcë dhe të shpenzojmë çdo gram nga energjia jonë për të mundur këtë gjë të keq”, është shprehur kryetari Jashari.

Në fund të fjalimeve, pjesëmarrësit kanë realizuar edhe ecjen përgjatë rrugëve kryesore të qytetit, në shenjë mbështetje për të gjitha viktimat me sëmundjen e kancerit të gjirit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz