BallinaSportBabai i Khabibit e fton McGregorit në vendlindjen e tij: Është më...

Babai i Khabibit e fton McGregorit në vendlindjen e tij: Është më rëndësi të jesh zemërgjerë

Të ngjajshme

Mbyllen dy ambulanca ilegale në Skenderaj, Sami Lushtaku paralajmëron masa të rrepta

Skenderaj – Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku,...

Rezoluta për çmimet e naftës nuk miratohet, deputetët e Vetëvendosjes votuan kundër

Kuvendi i Kosovës s’ka miratuar Propozim-Rezolutën për rritjen e...

Flick flet për të ardhmen e Lewas: Nuk është koha për të folur për këtë

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick ka qenë së fundi...

Kuvendi s’e miraton rezolutën e propozuar nga LDK, s’merr mbështetje nga VV

Kuvendi i Kosovës s’ka miratuar Propozim-Rezolutën për rritjen e...

Abdulmanap Nurmagomedov, babai dhe trajneri i yllit të MMA-së, Khabib Nurmagomedovit, e ka ftuar yllin e UFC-së, Conor McGregorin, të marrë pjesë në një garë në vendlindjen e tij në Dagestan, duke e ripërsëritur se nuk mban inat ndaj irlandezit për fyerjet që ai ia kishte bërë atij dhe birit të tij para meçit “UFC 229”.

McGregori e kishte tallur dhe fyer yllin rus dhe babanë e tij para meçit të 6 tetorit në Las Vegas, duke e quajtur frikacak qaraman babanë e Khabibit dhe duke u tallur me fenë e tyre islame, transmeton Gazeta Express.

Kampioni i peshave të lehta Khabibi e shkatërroi McGregorin duke e detyruar ta dorëzonte meçin në rundin e katërt, para se t’i sulmonte egërsisht anëtarët e ekipit të tij jashtë kafazit pas meçit.

Abdulmanap, i cili e humbi këtë meç për shkak se iu mohua viza për të udhëtuar në SHBA, ka thënë së fundmi se e fal McGregorin për fyerjet. Ai përsëri ka sinjalizuar se e ka bërë një gjë të tillë duke e ftuar irlandezin të marrë pjesë në turneun Sambo në Dagestan në dhjetor.

“Mysafirë të nderuar, i ftoj përsëri në këtë turne mikun tonë të ngushtë [aktorin dhe ish-luftëtarin e UFC-së] Oleg Taktarov dhe McGregorin”, dëgjohet Abdulmanap duke thënë në një video teksa vozit makinën.

“Kam thënë se e kam falur atë [për të gjitha fyerjet], është më rëndësi të jesh zemërgjerë”, shtoi ai. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz