back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeMilaim Zeka nuk ia bën kuorumin Kadri Veselit sepse nuk reagoi kur...

Milaim Zeka nuk ia bën kuorumin Kadri Veselit sepse nuk reagoi kur e arrestuan

Të ngjajshme

Aktorja e famshme turke kapet mat me reperin e njohur

Në showbizzin turk sot është vetëm një emër në...

Vdes aleati i Trump, pasi u qëllua me armë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se aleati i...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet ndryshim i motit për shkak...

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, në seancën e sotme plenare ka lëshuar sallën e Kuvendit, duke thënë se nuk do të kthehet më dhe se nuk do ta bëjë më kuorumin për pozitë.

Zeka sot deklaroi se në Kuvend do të kthehet vetëm për ta votuar ligjin për Ushtrinë.

E lidhur me këtë lajmi.net ka kontaktuar deputetin Zeka, i cili ka treguar arsyet e bojkotimit të Kuvendit.

Zeka ka thënë se nuk ka arsye që t’i bëjë kuorum Kuvendit, pasi sipas tij ju është zbehur imunitetit pas arrestimit nga policia lidhur me deklaratat që kishte dhënë në një televizion për prokurorin special, Afrim Shefkiu.

“Nuk kam pse më i bë kuorum këtij parlamenti, për arsye se ne më nuk jemi deputetë, dmth këta na kanë zbehë prej imunitetit të deputetit, e dyta i ka taku kryetarit të parlamentit që të kërkoj shpjegime, cila është arsyeja, çfarë krime paskemi bërë ne që të na arrestoj prokurori i shtetit që të na arrestoj policia sikur ne të ishim rrugaç”, ka thënë Zeka.

Zeka po ashtu ka akuzuar kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, sepse nuk kishte kërkuar shpjegime nga Prokuroria për arrestimin e tij dhe të deputetit Shkumibin Demaliaj.

Sipas tij, Veseli ka degraduar me Kuvendit duke mos e luajtur rolin e tij si kryetar, ku siç thotë ai rregullorja e parlamentit e obligon që të kërkojë shpjegime me shkrim nga Prokurori i Shtetit për arsyet për të cilën janë arrestuar deputetët.

“Kadri Veseli e ka degraduar Kuvendin në këtë shkallë, duke mos luajtur rolin e tij si kryetar i parlamentit, kur rregullorja e parlamentit e obligon që të kërkoj shpjegime me shkrim nga Prokurori i shtetit për arsyet për të cilën janë arrestuar deputetët, Milaim Zeka dhe Shkumbin Demalijaj. Një gazetar i BBC mbrëmë me ka thënë se, Gadafi nuk ka arrestuar deputet pse kanë dhënë një deklaratë në interviste në TV, as vendet me diktatoriale nuk kanë bërë marri çka janë duke bërë këta, kjo është fyerje”, ka thënë tutje Zeka.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz