BallinaBotëAksidentohet kamioni me emigrantë në Turqi, 22 të vdekur

Aksidentohet kamioni me emigrantë në Turqi, 22 të vdekur

Të ngjajshme

Rama: Kompani publike për të formalizuar tregun e naftës dhe shmangur abuzimin me çmimet

Kryeministri dhe njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama...

FFK publikon letrën e Albin Kurtit: Mbështetje për Kombëtaren pas humbjes

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një letër...

Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Azemi: Mund të jetë pjesë e listës së LDK-së

Deputeti i LDK-së, Visar Azemi në ”Click” të RTV21...

De Zerbi zyrtarizohet si trajner i Tottenhamit

Tottenham Hotspur ka konfirmuar emërimin e Roberto De Zerbi...

Bitcoini rritet pavarësisht shtrenjtimit të naftës

Bitcoini (BTC) ka treguar qëndrueshmëri të dukshme pavarësisht rritjes...

Të paktën 22 persona kanë humbur jetën dhe 13 të tjerë janë plagosur në mesin e të cilëve edhe fëmijë, pasi një kamion është përmbysur teksa transportonte emigrantë të parregullt në rajonin Menderes të qytetit Izmir në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Kamioni po lëvizte nga rajoni Aydın në drejtim të qytetit Izmir dhe pasi ka dalë nga rruga është përmbysur në zonën Değirmençay, të rajonit Menderes. Ekipet e policisë, shëndetësisë dhe zjarrfikësve mbërritën në vendngjarje pas njoftimit për aksidentin.

Si pasojë e aksidentit 19 persona kanë humbur jetën në vendngjarje, në mesin e të cilëve edhe fëmijë, ndërsa 3 të tjerë kanë humbur jetën nëpër spitale. Në spitalet e qytetit gjenden 23 të plagosur, trajtimi i të cilëve vazhdon.

Ndërkohë mësohet se shoferi i kamionit nuk ka pasur licencë për drejtimin e kamionit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz