BallinaLajme“Serbia ka bashkëpunim më të mirë ekonomik me Kosovën, sesa me Rusinë”

“Serbia ka bashkëpunim më të mirë ekonomik me Kosovën, sesa me Rusinë”

Të ngjajshme

Meriton Korenica i sjell fitoren CFR Cluj në derbin rumun (VIDEO)

Meriton korenica po vazhdon të ketë një sezon fantastik...

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, trupi gjykues nis takimet

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Kryetarja e Fondit të Beogradit për Politikë, Sonja Liht, po cilëson se Serbia ka bashkëpunim shumë më të madh ekonomik me Kosovën se sa me aleatin e saj kryesor, Rusinë.

Sipas saj, po të shikohen statistikat e eksportit si dhe bashkëpunimi mes dy odave ekonimike, një gjë e tillë do të jetë shumë e dukshme.

“Shikojeni bashkëpunimin mes dy odave ekonomike. Shikojeni se sa është eksporti ynë në Kosovë. Shikojeni se si për ne është shumë i rëndësishëm tregu i Kosovës”, ka thënë ai.

Ajo foli edhe për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, për të cilën tha se termi “historike” është e papërshtatshme.

“Unë pajtohem me Aleksander Vuçiq se është e domosdoshme një marrëveshje historike. Ani pse nuk më pëlqen ta përdor termin historik për shkak të keqpërdorimit të këtij termi. Më shumë kemi nevojë për një kontratë shoqërore, e cila do të ishte e një rëndësie historike për të dy palët”, ka thënë ajo. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz