back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaBotëDalin pamjet, ja momenti kur Melania Trump goditet nga një elefant

Dalin pamjet, ja momenti kur Melania Trump goditet nga një elefant

Të ngjajshme

- Advertisement -

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump mori një surprizë të papritur gjatë një udhëtimi në Kenia, kur një elefant i vogël i dha asaj një goditje të lehtë, duke hedhur Zonjën e Parë jashtë bilancit për një moment.

Trump vizitoi Parkun Kombëtar të Nairobit në kryeqytetin Kenian, si pjesë e udhëtimit të saj të parë të vetëm ndërkombëtar, si Zonja e Parë.

Kjo është edhe vizita e parë e Trump në Afrikë.

Gjatë kohës së saj në parkun kombëtar, Trump ushqeu elefantët dhe shkoi në një safari, të gjitha me qëllim të mbështetjes së përpjekjeve për ruajtjen e kafshëve të egra. Ajo gjithashtu vizitoi një jetimore në Nairobi, ku u pa vallëzimi me fëmijët atje, transmeton rtv21.tv.

Përpara ndalimit të saj në Kenia, Trump vizitoi Ganën, ku vizitoi një ish objekt të mbajtjes së skllevërve dhe promovoi punën e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, financimi i të cilit, burri i saj, Presidenti Donald Trump ka propozuar ulje dy herë që nga marrja e detyrës, si dhe Malavi, ku ka dhuruar 1.4 milion libra në një shkollë.

Zonja e Parë do të shkojë në Egjipt për ndalimin e saj përfundimtar në Afrikë, ku do të përqendrojë çështjet si mirëqenia e fëmijëve, arsimi, turizmi dhe ruajtja.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz