Kosova mbrëmë ka shënuar fitoren e rradhës në kuadër të Ligës së Kombeve.
Djelmoshat e Bernard Challandes mposhtën Maltën 3-1 në stadiumin e stërmbushur ‘Fadil Vokrri’ për të vazhduar sigurtë rrugëtimin drejt EURO 2020, shkruan GazetaBlic.
Por nga emocionet e fitores ndoshta nuk e keni vërejtur një mesazh të jashtëzakonshëm të tifo-grupit ‘Dardanët’.
‘Kujtoni ditën kur ëndërronim për gjërat që tashmë i kemi. Së bashku për fitore’, ishte baneri i jashtëzakonshëm prapa njërës portë.
Kujtojmë që ndeshja e rradhës dhe ndoshta ajo vendimtare është të Dielën kundër Ishujve Faro, derisa shpresojmë në paraqitje sa më të mirë të kombëtares tonë.