back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeAksidentohen autobusët me maturantë kosovarë në dalje të Tiranës, ka të lënduar

Aksidentohen autobusët me maturantë kosovarë në dalje të Tiranës, ka të lënduar

Të ngjajshme

Nuk u eliminua, Toney nis ditën nga shtëpia Kapsulë!

Tash e disa ditë, Toney gjendet në shtëpinë Kapsulë. “Vetmia”...

Rukiqi: Qe pse Hekurani s’po e tregon të vërtetën

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së Berat Rukiqi...

Kosova pranon armatim kundërtank nga Gjermania

Kosova ka pranuar zyrtarisht armatim kundërtank nga Gjermania, konkretisht...
- Advertisement -

Një aksident zinxhiror mes autobusëve që transportonin maturantët e Gjilanit ka ndodhur në Shqipëri.

Sipas dëshmisë së maturantëve, në këtë aksident ka edhe të lënduar.

Një nxënës ka treguar për Kallxo.com se autobusët janë aksidentuar si pasojë e kyçjes së pasigurt në rrugë të një veture me tabela vendore (të Shqipërisë).

Një maturant tjetër ka treguar se në këtë aksident, që ka ndodhur dje rreth orës 11:00, ka edhe të lënduar.

Ky nxënës ka treguar se ka parë autoambulancat të kenë marrë me vete së paku dy nxënëse.

Aksidenti ka ndodhur në dalje të Tiranës dhe nxënësit po shkonin drejt Shkodrës, në ditën e fundit të ekskursionit.

Në aksident, sipas dëshmisë së nxënësve, janë përfshirë tre autobusë.

Dy prej tyre, për shkak të dëmtimeve, kanë mbetur në Shqipëri. Nxënësit që ishin në këta autobusë janë shpërndarë në autobusë të tjerë dhe maturantët janë kthyer mbrëmë në Gjilan.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz